Bislimi ngushëllon familjarët e viktimave në Beograd - NACIONALE

Bislimi ngushëllon familjarët e viktimave në Beograd

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministr i Kosovës, Besnik Bislimi ka ngushëlluar familjet serbe që kanë humbur familjarët e tyre nga sulmi me armë sot në një shkollë Beograd, ku mbetën të vrarë tetë persona dhe roja i shkollës.

“Të shtënat në shkollë në Beograd këtë mëngjes ishin tragjike dhe tronditëse. Asgjë nuk mund të justifikojë veprime të tilla. I shpreh ngushëllimet e mia familjeve të viktimave, duke u uruar gjithashtu shërim të shpejtë të plagosurve.”- ka shkruar Bislimi.

Kujtojmë se ngushëllime për famijarët e viktimave shprehu edhe Presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Lajme të ngjashme