Bislimi në Poloni flet për ‘VV 55%’ në faqen e KQZ-së: Formë speciale e kërcënimit të sigurisë - NACIONALE

Bislimi në Poloni flet për ‘VV 55%’ në faqen e KQZ-së: Formë speciale e kërcënimit të sigurisë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri në Detyrë, Besnik Bislimi po qëndron në Poloni ku pritet të marrë pjesë në një takim joformal të Këshillit për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian.

Nga atje, Bislimi para mediave ka folur edhe për problemet në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat natën kur po publikoheshin rezultatet, e çuan Vetëvendosjen në 55 për qind, ndërsa kjo parti mori vetëm 40 për qind.

“Jam shumë i lumtur që jam në Poloni sot për të diskutuar sot me kolegët nga ministritë evropiane për një formë shumë të veçantë të kërcënimeve të sigurisë për kontinentin në një moment shumë të rëndësishëm. Ne patëm zgjedhje në Kosovë javën e kaluar dhe kemi përjetuar këtë formë speciale të kërcënimit të sigurisë lidhur me sulmet që i kanë ndodhur faqes së KQZ-së” – tha Bislimi atje.

Theksojmë se sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në këto zgjedhje duke marrë 40.84 për qind apo 341 mijë e 672 vota.

PDK ka dalë e dyta me 22.05 për qind, apo 184 mijë e 499 vota dhe LDK e treta me 17.67 për qind ose 147 mijë e 827 vota.

Në vendin e katër, është renditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.45 për qind apo 62 mijë e 309 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me numërimin e votave të kandidatëve për deputet, ndërsa më pas do të numërohen edhe ato me kusht, votat e personave me nevoja të veçanta dhe votat jashtë Kosovës.

Lajme të ngjashme