“Largimi i kryetarëve nga zyra”: Bislimi: Ndërkombëtarët e sollën kërkesën e cila ka pronar original Serbinë - NACIONALE

“Largimi i kryetarëve nga zyra”: Bislimi: Ndërkombëtarët e sollën kërkesën e cila ka pronar original Serbinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se kërkesa për largim të kryetarëve në veri nga zyrat nuk është e ndërkombëtarëve, por e Serbisë.

Sipas tij, ndërkombëtarët sollën një kërkesë e cila “pronar origjinal ka Serbinë”.

“Kërkesa për largim nga zyrat nuk është kërkesë e ndërkombëtarëve, e kanë pru këtu si kërkesë të palës serbe. E kanë pru kërkesën e cila pronarin original e ka Serbinë.” – ka thënë ai në Interaktiv.

Po ashtu, Bislimi ka deklaruar se Njësia Speciale do të largohet, pas largimit të “grupeve kriminale”.

“Fillimisht, edhe me qendrimet e KFOR-it që prapa protestave kanë qëndruar grupe kriminale të ardhura nga Serbia. Fillimisht, grupet janë shkaku, Njësia Speciale është pasoja. Në ato momente kur nuk ekziston shkaku, nuk ka nevojë as për pasojën. Nëse largohen protestat, nuk ka nevojë për prezencë të policisë.” – tha ai.

Lajme të ngjashme