Bislimi i gëzuar, e lidh miratimin e deklaratës për liberalizimin e vizave me sukseset e Qeverisë Kurti - NACIONALE

Bislimi i gëzuar, e lidh miratimin e deklaratës për liberalizimin e vizave me sukseset e Qeverisë Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Besnik Bislimi, zëvendësrkyeminsitër në Qeverinë Kurti, e ka komentuar miratimin e deklaratës mbi liberalizimin e vizave, duke thënë se është një hap tutje dhe i rëndësishëm drejt liberalizimit.

Ai këtë hap e ka ndërlidhur me suksesin e Qeverisë Kurti II.

“Tashmë jemi drejt përfundimit të suksesshëm të këtij procesi të tejzgjatur për qytetarët e Republikës së Kosovës. Sukseset e arritura nga Qeveria veçanërisht në sundim të ligjit, puna jonë e vazhdueshme me shtetet anëtare dhe mbështetja e partnerëve tanë strategjikë, ishin faktorë kryesorë në avancimin e këtij procesi që ishte bllokuar për vite me rradhë.” – shkroi ai.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Presidenca Çeke, ka njoftuar sot se ambasadorët e BE-së e kanë miratuar tekstin e kompromisit për liberalizimin e vizave për Kosovë.

Ky është hapi i fundit para miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së.

Në muajt e parë të vitit 2023, pritet miratimi përfundimtar, ndërsa qytetarët e Kosovës pritet që deri në fund të vitit 2023 të lëvizin pa viza.

“Ambasadorët e BE-së miratuan tekstin e kompromisit për #liberalizimin e vizave për #Kosovën përpara miratimit përfundimtar nga Këshilli i BE-së” - thuhej në njoftim.

Presidenca çeke tha se ky vendim e çon Kosovën një hap më tej në rrugën e saj evropiane.

Lajme të ngjashme