Bislimi çudit në përgjigjen për draftin e Asociacionit: S'e kemi pranuar në asnjë rast
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK Prime, ka mohuar pranimin e draftit të Asociacionit. Madje ai akuzoi opozitën për deklaratat rreth Asociacionit duke thënë se po krijohen narrativa "qëllimisht dhe gabimisht".
“Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht... - Pra, ju nuk e keni pranuar këtë draft? - Jo në asnjë rast. Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.