Bislim Bislimi emërohet sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës
Bislim Bislimi është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Vendimi për emërimin e tij është marrë të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani, bëri propozimin për emërimin e tij, duke thënë se në garë kanë qenë 8 kandidatë.
“Në pajtim me dispozitat ligjore për zyrtarët publik, MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit, 8 kanë aplikuar, 3 kanë hyrë në listë të ngushtë, pas vlerësimit kandidat fitues që janë vlerësuar mbi prakun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti. Propozojmë emërimin e Bislimi Bislimit për mandat 4 vjeçar” – ka thënë ai.
Kujtojmë se deri më tani ushtrues detyre i kësaj pozite ishte Xheladin Krasniqi. Nacionale kishte raportuar për avancimin e tij në këtë pozitë të cilat mund t’i lexoni në linkun më poshtë:
