Bisedimet për Kosovën, Vuçiq të hënën u drejtohet qytetarëve serbë - NACIONALE

Bisedimet për Kosovën, Vuçiq të hënën u drejtohet qytetarëve serbë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se të hënën pasdite do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë, në lidhje me bisedimet për Kosovën.

Siç raporton mediumi serb “N1”, Vuçiq përmes një videoje në Instagram, ka thënë se dita e djeshme, ku në Kosovë dhe Serbi pati vizita nga pesë emisarë, “ishte më e vështira për vendin e tij”.

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë dhe kurrë nuk u fsheha nga njerëzit në Serbi kur ndodhin gjëra të tilla. Do të kemi shumë telashe dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen dhe për këtë duhet unitet ndërsa nga ata që e prisja, për shkak të përgjegjësisë që duhej të tregonin, përkatësisht përfaqësuesit tanë politikë, nuk e morëm këtë.” – tha ai.

Veç kësaj, citohet se Vuçiq ka paralajmëruar që të hënën t’u drejtohet qytetarëve, ku “do të flasë për gjithçka”.

“…do të flas për gjithçka, për të gjitha temat, për të gjitha problemet me të cilat po përballemi…” – ka thënë ai.

Lajme të ngjashme