Biseda me Radoiçiqin: Pas Kurtit, VV-ja "në kor" e mbron Mimoza Kusari-Lilën - NACIONALE

Biseda me Radoiçiqin: Pas Kurtit, VV-ja "në kor" e mbron Mimoza Kusari-Lilën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Biseda telefonik e Mimoza Kusarti-Lilës me kriminelin serb Milan Radoiçiq, e cila është publikuar nga gazeta Nacionale, ka qenë temë e javës. Nxjerrja në publik e kësaj bisede, për më shumë se 24 orë ka lënë “pa gojë” pushtetin.

Derisa ka folur kryeministri Albin Kurti, askush prej zyrtarëve të lartë partisë në pushtet nuk e ka komentuar çështjen në fjalë. Pas relativizimit të çështjes nga shefi i qeverisë, të gjithë zyrtarët tjerë të VV-së i kanë dalë në mbrojtje shefes së Grupit Parlament të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, raporton Nacionale.

Ata kanë bërë me dije se deputetja e VV-së nuk ka bërë ndonjë gabim të madh.

Kështu mendon edhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, i cili është edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Kusari-Lila nuk ka bërë tradhti kombëtare nëse ka folur me një njeri i cili dyshohet për krime nga institucionet vendore dhe është në listë të zezë të ShBA-së.

Po flas meqenëse si kryetar i Kuvendit, po flas për të si deputete, dhe jo si anëtare e koalicionit apo që ka partneritet me VV-në, mua personalisht t’ju them nuk kam asnjë dyshim në orientimin dhe qëndryeshmërinë kombëtare të zonjës Kusari – Lila nuk kam asnjë dyshim që është tradhti kombëtare apo çfarëdo kësaj natyre.”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se kjo mund të quhet një pakujdesi e saj.

Mund ta quani në një emër tjetër, ndoshta gabim, ndoshta pakujdesi e saj, mirëpo sa i përket kësaj se çka më tregon mua, kjo është vetëm vazhdimësi dhe vazhdim i tjerrsjes së një rasti të para 7-8 muajve, vetëm tash po publikohet në sekuenca qysh po i konvenon dikujt. Për mua më tronditës është kjo, se sa baza e themeli kombëtar i zonjës Kusari – Lila.”, është shprehur numri një i Kuvendit të Kosovës.

Edhe deputeti tjetër i VV-së, Artan Abrashi, e ka mbrojtur shefen e tij.

Mbrëmë në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë se opozita po mundohet ta njollosë VV-në me këtë audio-incizim.

Këtu është synimi e tendenca e pastër e kundërshtarëve politikë, që pikturën e Radojciqit, duke ikur maleve, që e ka kjo qeveri me e zvëvendesu me këta skenarë lidhje palidhje. Radocjiqi sot ndodhet kaçak ndodhet në Kopaonik”, ka thënë Abrashi.

Si e mbrojti Kurti deputeten e VV-së?

I pari që e ka mbrojtur shefen e Grupit Parlamentar të VV-së ka qenë kryeministri Albin Kurti.

Ndonëse e ka pranuar se nuk e ka dëgjuar bisedën në fjalë, ai ka thënë se situata është e montuar.

Unë vetë nuk i kam dëgjuar; mirëpo qytetarët e Kosovës e dinë kush ka bashkëpunuar me Radojçiqin, dhe e kanë shumë të qartë se pse Radojçiqi ik tash e dikur ishte në kryeministri. Për këtë zëdhënësi i VV-së e ka dhënë përgjigjen e saktë”, ka thënë Kurti.

Vetëm pak sekonda më pas, ai vlerëson se situata është e montuar.

“Ajo është një situatë e montuar dhe Radojçiqi këto 9 muaj ndodhet i lirë dhe trysnia në Kosovë duhet të jetë që ndaj tij të ketë aktakuzë dhe të jetë i arrestuar” – ka thënë ai.

Krejt në fund të përgjigjes, Kurti e di edhe se biseda është me sekonda. Pra, a e ka dëgjuar apo jo kryeministri bisedën?

Po e kuptoj që po përpiqeni të dramatizoni me çdo kusht disa sekonda prej një bisede që nuk e di se si e ku është marrë e si u pre e nga kush u organizua, por, edhe njëherë unë jam kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Mimoza Kusari-Lila nuk është anëtare e Lëvizjes Vetëvendosje; edhe po të ishte anëtare për këso gjëra ka komision disiplinor, sepse VV-ja s’e ka kryetarin diktator që merr ashtu vendime.”, ka thënë Kurti të martën.

Ndërkohë, shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka refuzuar të flasë rreth audio-incizimit, ku ajo dëgjohet duke komunikuar me kriminelin Milan Radojiçiq.

Të enjten, ajo është pyetur mbi këto biseda, ku ka ikur nga gazetari, duke thënë shkurt se këto janë deklarata të vitit të kaluar.

A deklarata të vitit të kaluar janë këto. Para dy viteve.”, ka thënë ajo për “Betimi për Drejtësi”.

Lajme të ngjashme