Biseda Kusari-Radojçiq, Pronto: Paralelet e Leonora Bërbatovcit në arsyetimin e lajmit të rremë të RTK-së - NACIONALE

Biseda Kusari-Radojçiq, Pronto: Paralelet e Leonora Bërbatovcit në arsyetimin e lajmit të rremë të RTK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e detyrës së kryeredaktorës në RTK, znj.Leonora Bërbatovci, në mbledhjen e jashtëzakonshme të 23 korrikut 2024, arsyetonte lajmin e rremë në mediumin publik si më poshtë:

“Unë nuk po e ri përsëris procedurën se si ka ndodhur për mos me u dublifikuar të dhënat. U tha që lajmi është botuar në ueb dhe ne i jemi referuar atij lajmi. Unë e kam marr me lexuar lajmin ku në lajme ka qenë siç i themi ne “off” lajm i shkurtë. Po e ritheksoj që në lajmin tonë i cili është botuar dhe cituar nga mediumi "Slobodna Bosna" nuk ka pas asnjë mediumi të cilit Ju kemi referuar. Është publikuar në vazhdën e narratives që ne publikojmë vazhdimisht lajme të ndryshme madje edhe të organizatave jo qeveritare të aspekteve siç janë ndikimi rus në Ballkan, pra ndikimi përmes mediave. Janë tema që e sfidojnë rajonin”, deklaronte ajo në këtë mbledhje të jashtëzakonshme.

“A shihet me interes publik? Natyrisht se po përderisa ne e ruajmë pjesën e privatësisë përderisa. Ne Ju kemi referuar dy (2) mediave të cilave ne nuk i kemi përmendur me emra. Pra kjo ka qenë si lajm i publikuar në pjesën e lajmeve qendrore, pra vetëm kjo. Tjetra, për ta bërë një krahasim, ta zëmë se ne ju kemi referuar portalit "Nacionale" ne e citojmë "Nacionalen" kur ka diçka që është në interes publik, siç ka qenë rasti i përgjimeve të znj. Kusari dhe z. Radojic të cilat i kemi marr dhe i kemi publikuar. Mund të thuhet që ka pas argumente në ato përgjime, me gjithë atë ato përgjime nuk kanë qenë zyrtare, për dallim nga rasti "Pronto" që kanë qenë incizime të autorizuara”, deklaronte Bërbatovci.

(Kjo deklaratë,është nxjerr nga proces-verbali i mbledhjes së bordit të RTK-së, mbajtur më 23 korrik 2024). Vazhdon...

Lexo edhe:

Lajme të ngjashme