BIK-u ka mbledhur mbi 123 mijë euro për vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë - NACIONALE

BIK-u ka mbledhur mbi 123 mijë euro për vërshimet në Skenderaj dhe Mitrovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bashkësisë Islame e Kosovës ka treguar shumën e parave që janë mbledhur nga aksioni për t`i ndihmuar komunën e Skenderajt dhe atë të Mitrovicës, të cilat janë prekur nga vërshimet.

Përmes një njoftimi për medie, BIK ka njoftuar se shuma e mbledhur është 123,161.38 euro.

Kjo bashkësi fetare ka falënderuar të gjithë ata qytetarë që kanë kontribuuar në mbledhjen e kësaj shume.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, njofton opinionin e gjerë, se në aksionin për grumbullimin e mjeteve financiare për të prekurit nga vërshimet në Mitrovicë dhe Skenderaj, i organizuar nga kjo Kryesi, më 27 janar 2023, janë tubuar 123,161.38 euro. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, falënderon të gjithë ata që kontribuuan në këtë aksion, duke e lutur Zotin Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e kësaj dhe të botës tjetër! Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Në fillim të këtij viti nga reshjet e shumta janë prekur nga vërshimet disa komunat. Me të dëmtuarat nga këto vërshime kanë dal komuna e Skenderajt dhe ajo e Mitrovicës.

Lajme të ngjashme