Bie nga ura: Vdes një 50-vjeçar në Mitrovicë - NACIONALE

Bie nga ura: Vdes një 50-vjeçar në Mitrovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mitrovicë.

Një 50-vjeçar ka vdekur si pasojë e rënies nga një urë në këtë komunë.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës 13:30 është raportuar se në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia e urës ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 50 vjeçar”, ka thënë Zahiti.

Hetimet për zbardhjen e rastit po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme