Bidenit i është hequr një shenjë kancerogjene në lëkurë - NACIONALE

Bidenit i është hequr një shenjë kancerogjene në lëkurë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidentit amerikan, Joe Biden, i është hequr një shenjë kancerogjene në lëkurë muajin e kaluar gjatë një kontrolli të rregullt shëndetësor, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

I tërë indi kancerogjen i është hequr dhe nuk kërkohet trajtim i mëtejmë, ka thënë mjeku i presidentit, duke shtuar se Bideni do të vazhdojë që të jetë nën vëzhgim dermatologjik si pjesë e kujdesit të rregullt shëndetësor.

Presidenti 80-vjeçar iu nënshtrua një kontrolli mjekësor në shkurt. Shtëpia e Bardhë tha se, me këtë rast, ai doli të jetë i shëndoshë dhe i aftë për detyrë, raporton televizioni BBC.

Mjeku i presidentit, Kevin O’Connor, tha se shenja kancerogjene është larguar nga gjoksi i presidentit më 16 shkurt në Qendrën Mjekësore Kombëtare Ushtarake, “Walter Reed”, afër Uashingtonit.

Në njoftim thuhet se lloji i kancerit të zbuluar zakonisht nuk përhapet në pjesë të tjera të trupit ose nuk krijon metastazë.

Në janar, bashkëshortes së Bidenit, Jill Biden, iu larguan tri inde kancerogjene.

Lajme të ngjashme