Bidenit i bëhet thirrje të shtyjë shitjen e avionëve F-16 në Turqi derisa Finlanda dhe Suedia të hyjnë në NATO - NACIONALE

Bidenit i bëhet thirrje të shtyjë shitjen e avionëve F-16 në Turqi derisa Finlanda dhe Suedia të hyjnë në NATO

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grup senatorësh i kërkuan Presidentit Joe Biden të shtyjë shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi derisa Ankaraja të pranojë të lejojë Suedinë dhe Finlandën të bashkohen me Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut.

Suedia dhe Finlanda presin që Turqia të miratojë pranimin e tyre në NATO, anëtare e së cilës është Turqia.

Burime të Kongresit i thanë CNN se administrata Biden po përgatitej t'u kërkonte ligjvënësve të miratonin shitjen e F-16 në Turqi, e cila do të ishte ndër shitjet më të mëdha të armëve në vite.

Grupi prej 27 senatorë shkruante në letrën e tyre të enjten, megjithatë, se Kongresi "nuk mund të konsiderojë mbështetjen e ardhshme për [Turqinë]", duke përfshirë shitjen e avionëve F-16, derisa Turqia "të përfundojë ratifikimin e protokolleve të pranimit".

“Dështimi për të ratifikuar protokollet ose për të paraqitur një afat kohor për ratifikimin kërcënon unitetin e Aleancës në një moment kyç të historisë, pasi Rusia vazhdon pushtimin e saj të paprovokuar të Ukrainës”,
thuhet në letër.

"Një marrëdhënie sigurie produktive dhe reciprokisht e dobishme me [Turqinë] është në interes të Shteteve të Bashkuara dhe ne jemi duke pritur ratifikimin nga qeveria të protokolleve të pranimit në NATO për Suedinë dhe Finlandën." - thuhet po ashtu.

Lajme të ngjashme