Bideni kritikohet për shakanë me akullore në paraqitjen e parë pas sulmit në shkollë - NACIONALE

Bideni kritikohet për shakanë me akullore në paraqitjen e parë pas sulmit në shkollë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u kritikua të hënën për reagimin e tij për të shtënat në shkollën në Nashville, ku u vranë tre fëmijë e tre të rritur, pasi u tall, duke thënë se bëri paraqitje publike, sepse dëgjoi se aty do të kishte akullore, para se të fliste për sulmin.

“Emi im është Joe Biden. Unë jam bashkëshorti i Dr. Jill Biden-in”- tha presidenti amerikan në Dhomën Lindore të Shtëpisë së Bardhë, në paraqitjen e parë publike nga koha e sulmit të një gruaje 28-vjeçare ndaj mësuesve e nxënësve në një shkollë private të Krishterimit, raporton televizioni “Fox News”.

“Unë ha akullore “Jeni’s” – me cifla çokollate. Erdha poshtë, sepse dëgjova se kishte akullore me cifla çokollate. Meqë ra fjala, kam një frigorifer plot lart. Mendoni se po tallem? Jo”- vazhdoi presidenti.

Personat e pranishëm në sallë qeshën disa herë me shakatë e presidentit, i cili u tall edhe me moshën e tij dhe të motrës së tij si dhe me shkollimin e tyre në universitet. Pas çdo fjalie të tij shpërthenin të qeshurat e audiencës.

Shikojeni videon nga minuta 7:30.

Më vonë, Bideni e quajti sulmin në shkollë “të sëmurë” dhe “zemërthyes” dhe kërkoi që Kongresi të bënte më shumë për ta ndalur dhunën me armë. Megjithatë, kritikët e kritikuan presidentin për reagim jo të duhur dhe përdorim të tonit që tingëlloi shakatar, përderisa po paraqitej para gazetarëve.

“Të thuash se ai e keqkuptoi momentin, do të ishte zvogëlim”- tha ish-guvernatori i Neë Jersey-t, Chris Christie. “E dini, presidenti po shikon, ju do të shpresonit para se ai të shkonte aty poshtë, skenat e tmerrshme nga të shtënat dhe reagimet e anëtarëve të familjeve dhe miqve të njerëzve në atë shkollë dhe të vish poshtë, duke u tallur me faktet që ai është bashkëshort i Jill Biden-it dhe që po kërkon akullore me cifla çokollate, zor se është mënyra për ta nisur atë”- shtoi ai.

“Nuk ka mënyrë për të folur për diçka si kjo, përpos të thuash se për të gjithë ne që jemi prindër, ato nga të cilat kemi frikë çdo ditë, janë lajmet për shëndetin dhe jetën e fëmijëve tanë, prandaj nuk ka hapësirë për t’u tallur në atë rrethanë fare dhe qartazi jo nga presidenti i Shteteve të Bashkuara”- tha Christie.

Bideni tha se shpreson që kjo tragjedi do ta frymëzojë Kongresin për ta miratuar ndalimin e armëve sulmuese, të ngjashëm me ndalimin për të cilin ai kishte dhënë ndihmë për t’u miratuar më 1994.

Lajme të ngjashme