Bideni e nominon James O’Brien për asistent të sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike - NACIONALE

Bideni e nominon James O’Brien për asistent të sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e ka nominuar diplomatin e njohur amerikan, James O’Brien, për postin e asistentit të sekretarit të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike.

Tash për tash, O’Brien shërben si drejtor i Zyrës për Bashkërendimin e Sanksioneve në Departamentin e Shtetit, pozitë që e mban nga viti 2022, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë.

Në të kaluarën, ai ka shërbyer në dy administrata si emisar i posaçëm presidencial. O’Brien është vlerësuar me shumë çmime gjatë periudhës 1989 – 2001 dhe ka shërbyer edhe si këshilltar i lartë i ish-sekretares Madeleine Albright.

O’Brien ka udhëhequr një program të madh e të suksesshëm sanksionesh dhe ka këshilluar për një varg çështjes, përfshirë bisedimet e paqes në Evropë, marrëveshjet shkencore e mjedisore, tranzicionet pas-sovjetike të Rusisë dhe Ukrainës si dhe nismat për të hetuar e ndjekur penalisht persona përgjegjës për krime lufte, sipas Shtëpisë së Bardhë.

O’Brien kishte rol edhe gjatë menaxhimit të Marrëveshjes së Dejtonit për arritjen e paqes në Bosnjë e Hercegovinë.

Nga gushti i vitit 2015 deri në janarin e vitit 2017, O’Brien shërbeu si emisari i parë i posaçëm për çështje të pengjeve në administratën e ish-presidentit amerikan, Barack Obama.

Në tetorin e vitit 2021, O’Brien u nominua për të shërbyer si drejtor i Zyrës për Bashkërendimin e Sanksioneve në administratën e presidentit Biden, pozitë me rangun e ambasadorit. Më 6 prill 2022, nominimi i tij u konfirmua nga Senati i ShBA-së me 71 vota për e 26 kundër.

Lajme të ngjashme