Biden e Meloni flasin edhe për Ballkanin Perëndimor, e përmendin shtensionimin - NACIONALE

Biden e Meloni flasin edhe për Ballkanin Perëndimor, e përmendin shtensionimin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Joe Biden, president i ShBA-së, e ka pritur në një takim në Shtëpinë e Bardhë Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë.

Në një deklaratë të lëshuar për publikun, ShBA-ja dhe Italia janë pajtuar për të favorizuar shtensionimin.

“Ata vendosën të përforcojnë koordinimin për të favorizuar shtensionimin dhe pajtimin dhe pranuan rolin vendimtar të QUINT-it. Shtetet e Bashkuara mirëpresin angazhimin e qeverisë italiane në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë kontributin e forcave të armatosura italiane në misionet e KFOR-it, EULEX-it dhe EUFOR-it Althea.” – thuhet në deklaratën e tyre.

"Shtetet e Bashkuara dhe Italia riafirmojnë angazhimin e tyre të përbashkët për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetjen e tyre të gjatë për integrimin euroatlantik të rajonit.” – thuhet tutje deklaratën e përbashkët.

Lajme të ngjashme