Betohet Izmir Zeqiri si kryetar i Zubin Potokut - NACIONALE

Betohet Izmir Zeqiri si kryetar i Zubin Potokut

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Izmir Zeqiri nga PDK-ja raportohet se tashmë është betuar si i pari i komunës së Zubin Potokut.

Gjatë betimit të tij në fshatin e lindjes, Çabër, ai ka thënë se do t’i kryejë detyrat dhe do t’i ushtrojë kompetencat me nder, besnikëri dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të sigurojë kushte për jetë të qetë për të gjithë.

“Uroj që të jemi bashkë në punët dhe përgjegjësit tona, të jemi sa më të fokusuar që të zbatojmë ligjin e Republikës së Kosovës në tërë territorin e komunës së Zubin Potokut” – u shpreh z. Izmir Zeqiri.

Zeqiri njihet nga miq të tij si “Obama”, për shkak të ngjashmërisë me ish-presidentin amerikan.

Ai bëri bujë javën e kaluar pasi u mor vesh se në fotografi të profilit e kishte një hartë të Shqipërisë së Madhe.

Lajme të ngjashme