Betohen 16 asamblistët e rinj në Komunën e Mitrovicës së Veriut, një prej tyre është serb
Në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut po zhvillohet seanca e rregullt e Asamblesë Komunale të kësaj komuna, ku dhanë betimin 16 asambleistë të tjerë pas dorëheqjes së të mëhershmëve. Mes këtyre asamblistëve komunalë, një prej tyre është serb.
Ky pjesëtar i komunitetit serb që u betua mban emrin Dushan Millunoviq dhe është pjesë e “Mbijetesës Serbe”, parti që drejtohet nga Aleksandër Arsenijeviq.
Interesimi i gazetarëve për seancën ishte i madh, raporton Kosovo-Online.Por, në afërsi kishte edhe një numër të shtuar të policëve në ndërtesën e komunës por edhe rreth saj.
Betimi u bë në gjuhën serbe dhe në gjuhën shqipe.
Nacionale po provon të kontaktojë kryesuesin e Asamblesë Komunale, z. Skënder Sadiku, për t’i marrë detajet e tij në lidhje me atë që po ndodh.