Betimi i Trumpit, Osmani pyetet nëse do të shkojë: Drejtohuni kabinetit dhe zyrës për media
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur në lidhje me inaugurimin e Donald Trump si president i ShBA-së.
Më saktë, Osmani është pyetur nëse do të shkojë në ceremoninë e betimit të Trumpit.
Ajo ka kthyer një përgjigje interesante.
“Iu lus t’i drejtoheni kabinetit dhe zyrës për media dhe do t’iu kthejnë përgjigje sa më shpejtë që të jetë e mundur. Sa më parë të jetë e mundur do t’iu kthejmë përgjigje. Faleminderit për mirëkuptim”, tha ajo, raporton Express.