“Besoj se përfundon shpejt” – Kur do t’i plotësohet ‘dëshira’ kancelarit të Gjermanisë për planin evropian - NACIONALE

“Besoj se përfundon shpejt” – Kur do t’i plotësohet ‘dëshira’ kancelarit të Gjermanisë për planin evropian

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një takim i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, shpërfaqi një detaj të rëndësishëm. Kancelari gjerman pret që plani evropian ndërmjet Kosovës e Serbisë të nënshkruhet sa më shpejt që është e mundur.

Scholz pati fjalë të mëdha për këtë propozim që u dakordua në Bruksel, por nuk u nënshkrua ende. Megjithatë, kancelari gjerman tha se pret që një gjë e tillë të bëhet sa më shpejt.

Kancelari nuk dha afate konkrete, por theksoi me bindje se ky proces do të përfundojë shumë shpejt.

“Ndoshta për pyetjen që më drejtoni mua, me të vërtet kemi të bëjmë me një propozim shumë të peshuar nga Gjermania dhe Franca dhe që mbështet nga BE dhe SHBA. Besoj se ky proces do të përfundojë shumë shpejt me sukses”, tha ai në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Ai shtoi se janë bërë përparime të mëdha në çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa për të përligjur këtë, ai kujtoi retorikën publike të artikuluar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidenti Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, marrëveshja duhet të zbatohet dhe përmes saj të arrihen rezultate konkrete.

“Mendoj se janë bërë përparime të mëdha, dhe ky është nja plan që mund të zbatohet dhe duhet të realizohet dhe unë jam I gëzuar që të arrijmë në rezultate konkrete….dhe tani mund të bëhet realitet dhe do ishte e mirë për zhvillimin e rajonit, Kosovën dhe Serbinë”, tha ai.

Kjo “së shpejti” për të cilën foli dje kancelari gjerman, mund të jetë 18 marsi kur Kurti e Vuçiq do të takohen në Ohër dhe është raportuar se pritet ta nënshkruajnë marrëveshjen.

Pse Ohri?

Mediat maqedonase raportojnë takim mes Kurti dhe Vuçiqit në Ohër është ndikuar nga presidenti i serb se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend pritës i pranueshëm në rajon.

Kështu raporton media maqedonase “Nova TV” e cila thirret në burimet diplomatike të saj.

Përcaktimi i qytetit të Ohrit për takim besohet se u zgjodh pasi BE-ja mund “të demonstrojë qëndrimin e saj ndaj Marrëveshjes së Ohrit (nga viti 2001) si model i suksesshëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, i cili duhet të jetë edhe frymëzim për lidershipin serb dhe atë kosovar”.

Më tej, në raportimin e kësaj gazete bëhet e ditur se vendimi u mor edhe për shkak të Vuçiqit.

“U mor edhe për shkak të qëndrimit të Presidentit të Serbisë se Maqedonia e Veriut është i vetmi vend i pranueshëm në rajon si vend pritës. për bisedimet, të cilat po nxehen në drejtim të gjetjes së zgjidhjes së problemit të Kosovës”.

Gjithashtu, burimet diplomatike të Nova TV theksojnë se kryediplomati i BE-së, Josep Borell, e sheh se Maqedonisë Veriore duhet t’i jepet njohja si partner strategjik si dhe për sukseset me marrëveshjen e Prespës dhe Ohrit, të cilat BE-ja i vlerëson si shembuj për zgjidhje të mosmarrëveshjeve.

Në anë tjetër kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për caktimin e Maqedonisë Verirore si vend për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kurti ka treguar arsyet e tij se pse BE-ja ka zgjedhur këtë vend.

Ai gjatë Forumit Ekonomik të mbajtur në Shkup, javën e kaluara, kishte përmenderu marrëveshjen e Kumanovës me të cilën kapitulloi Jugosllavia.

“Mos të harrojmë se më 9 qershor të vitit 1999 në Kumanovë u nënshkrua kapitullimi i Jugosllavisë së Millosheviqit dhe hyrja e forcave të NATO-s. Mendoj se këto elemente simbolike të Maqedonisë së Veriut ishim të rëndësishme për Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, që të na ftoj në Maqedoni për takimin e radhës të nivelit të lartë.” – kishte thënë Kurti.

Mbajtjen e takimit në Ohër e kishte konfirmuar edhe i dërguar special i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka folur për mbajtjen e takimit në Ohër.

Ai ka thënë se plani franko-gjerman mund të marrë formën përfundimtare në Ohër dhe se caktimi për takimi në këtë qytet ka simboliknë për shkak të suksesit të Marrëveshjes së Ohrit

“Fakti që tani është bërë përparim serioz në Bruksel, fakti që ky progres mund të marrë formën e tij përfundimtare në Ohër, para se gjithash, e ka simbolikën e vet për shkak të suksesit të Marrëveshjes së Ohrit, e cila ofron një model. për zgjidhjen e çështjeve etnike dhe është njohje e Maqedonisë së Veriut.” – ka thënë ai.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq u mbajt më 27 shkurt në Bruksel. Kurti dhe Vuçiq zyrtarisht pranuan propozimin e Bashkimit Evropian për normalizmin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Pas kësaj, BE-ja publikoi pikat e marrëveshjes që gjithsej ka 11 nene.

Lajme të ngjashme