Besnik Berisha e prezanton një material kundër prokurorit Rasim Maloku: Arrestimi u bë për inate personale
Avokati Besnik Berisha, në një konferencë për medie ka folur përsëri për rastin e arrestimit të tij, ku ka vazhduar me akuzua ndaj prokurorit, Rasim Maloku.
Ai ka thënë se arrestimi i tij ka qenë veprim politik dhe më skandalozi që është parë ndonjëherë.
“Një prej arrestimeve më skandaloze, veprimeve më arbitare që i ka ndodh një avokati të Republikës së Kosovës. Prokurori nuk kishte autorizime për t’më arrestuar mua, prokurori ka manipuluar me prova.” – ka thënë ai.
Berisha ka thënë se nuk do të ndalet duke shpërfaqur në publik skandalet e pushtetit.
“Besnik Berisha nuk ka kryer asnjë krim, është sanksionuar që e ka goditë pushtetin në Klan Kosova.” – theksoi ai.
Më tej, ai ka shpejguar për rastin.
“Unë kam kërkuar të përballem me provat, prokurori u arsyetua se nuk i ka me vete,”
“Unë ja kam përmend urdhërat nga pushteti, i kam thënë unë jam arrestu për shkak të fjalës sime në televezion…Prokurorit ja kam bo me dije që unë marrë veprime të ligjshme…Unë e kuptova që jam para tij për shkak të inateve personale, kritikave të mia publike për ministren për prokurorin.” – ka thënë ai.
Tutje ai ka reaguar edhe ndaj Shoqatës së Prokurorëve, duke thënë se ata është dashur të reagojnë edhe ndaj veprimet të prokurorit Maloku.
Më tej, ai ka paraqitur edhe provën që sipas tij, e fakton që prokurori Rasim Maloku ka kryer krim.
Në këtë provë ishte kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për Berishën.


