Berisha: Zgjedhjet treguan se PDK-ja është një forcë e madhe politike - NACIONALE

Berisha: Zgjedhjet treguan se PDK-ja është një forcë e madhe politike

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka falënderuar qytetaret për kulturën e lartë demokratike që kanë treguar gjatë procesit zgjedhor.

Ajo ka vlerësuar se zgjedhjet e 9 shkurtit kanë konfirmuar se PDK është dhe mbetet një forcë e madhe politike.

Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se në këto zgjedhje qytetarët e panë PDK-në si shpresë për të ardhmen

“Faleminderit nga zemra të gjithë qytetarëve që treguan kulturë të lartë demokratike dhe e bënë këtë proces një festë të vërtetë të demokracisë! Një mirënjohje e veçantë për kandidatin tonë për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi për një fushatë të ndërtuar mbi vlera, vizion dhe unitet, që solli mbi 200 mijë vota për PDK – rezultatin më të mirë në shumë vjet. Këto zgjedhje treguan se PDK është dhe mbetet një forcë e madhe politike dhe se qytetarët e kanë përqafuar alternativën tonë për më shumë zhvillim, dinjitet dhe shpresë për të ardhmen. Për mua personalisht, kjo ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme. Jam e lumtur nga mbështetja e secilit prej jush, nga çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë e shtrënguar dhe çdo votë e dhënë me besim. Ju falënderoj me gjithë zemër për mbështetjen ndaj PDK-së dhe për mbështetjen tuaj për mua. Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme