Berisha tregon foton e takimit të parë me Ibrahim Rugovën - NACIONALE

Berisha tregon foton e takimit të parë me Ibrahim Rugovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka postuar një foto me ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ai ka bërë me dije se kjo është fotografia nga takimi i parë që ka pasur me Rugovën.

Sipas Bërishës, takimi ka ndodhur më 21 shkurt të vitit 1991.

“Foto në shtëpinë time më 21 shkurt të vitit 1991 në takimin tim të parë me Dr. Ibrahim Rugovën”, ka shkruar Berisha.

Sali Berisha vazhdimisht vlerëson lart figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, por kritikët e Berishës thonë se ai nuk ka pasur raporte aq të mira ish-liderin e LDK-së.

Lajme të ngjashme