Berisha: Qytetarët e Gjilanit kanë vendosur për një Kosovë më të mirë
Kandidatja e PDK-së për deputete Aurora Berisha, ka marrë pjesë në tubimin e sotëm të PDK-së në Gjilan.
Ajo ka bërë me dije se qytetarët e kanë vendosur për një Kosovë më të mirë.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se më 9 shkurt PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve.
“Atmosferë e jashtëzakonshme sonte në Gjilan. Qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës kanë vendosur për një Kosovë më të mirë. Energjia dhe përkrahja që po marrim në çdo fshat dhe qytet të Kosovës, na jep forcën për të ecur përpara drejt fitores së 9 shkurtit”, ka shkruar Berisha.