Berisha: Programi i PDK-së parasheh fuqizim të rolit të gruas në shoqërinë tonë
Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për deputete, Aurora Berisha ka thënë se programi i PDK-së parasheh fuqizimin e rolit të gruas.
Në një shkrim në Facebook, ajo tha se u pa optimizëm e shpresë gjatë takimit të kandidatit Bedri Hamza me gratë e partisë.
“Optimizëm dhe shpresë u pa edhe në takimin e kryeministrit të ardhëm, Bedri Hamza, me gratë e Partisë Demokratike të Kosovës. Programi i PDK-së parasheh fuqizim të rolit të gruas në shoqërinë tonë. Mbështetja dhe subvencioni i grave është nder prioritet kryesore të vizionit të PDK-së” – ka shkruar ajo.
(Pjesë speciale e marketingut)