Berisha: PDK-ja po marshon drejt realizimit të misionit për një Kosovë ma të mirë
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me elektoratin.
Në ditën e dytë të fushatës, ajo ka marrë pjesë në takimin qendror të partisë, i cili është mbajtur në Ferizaj.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se PDK-ja po marshon drejt realizimit të misionit për një Kosovë ma të mirë.
“Mbrëmë në Prishtinë e sonte në Ferizaj, PDK po marshon drejt realizimit të misionit për një Kosovë ma të mirë me Bedri Hamzën Kryeministër. Faleminderit nga zemra, Ferizaj!”, ka shkruar Berisha.