Berisha: Pas vjedhjes së rezerva shtetërore, Klani Zdarvo e po e vjedh bukën e FSK-së
Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është shprehur i shqetësuar me letrën e komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, lidhur me mungesën e ushqimit në kazermat e FSK-së.
Ai ka vlerësuar se Qeveria Kurti pa vjedhjes në rezervat shtetërore po e vjedh edhe ushqimin e ushtarëve të FSK-së.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se kjo tregon misionet djallëzore të kryeministrit Albin Kurti.
“Alarmi i ngritur nga Komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, lidhur me gjendjen e rënd të ushtris e cila ka mbetur pa ushqim dhe që rrezikon edhe nga smudjet e ndryshme, vetën sa i verteton dyshimet për misionin djallëzor të Albinit, shkatërrimi i çdo vlere të këtij vendi, të cilat janë ndërtuar me shumë mund që nga pas lufta! Në përpjekje se kush me vjedh ma shumë e më shpejtë, Klani Zdravo pas vjejes se grurit, vajit e sheqerit nga rezervat shtetërore, po e vjedhin edhe ushqimin e FSK-së, që është trashëguese e UÇK-së, dhe njëherit investimi më i madh që kemi bër me partnerët perendimor në fushën e sugurisë nga 1999. Po besoj se shqetësimin e Bashkimit e ka dëgju edhe Baca Rifat me Lulin…!”, ka shkruar Berisha.