Berisha: Nëse Gërvalla është regjistruar si votuese në diasporë, vota e saj është e pavlefshme
Durim Berisha, jurist i njohur, ka shkruar në lidhje me lajmin e Nacionales se Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, dyshohet të jetë regjistruar si votuese në diasporë.
Sipas Berishës, që dikur ishte edhe këshilltar i kryeministrit Albin Kurti në qeverinë e parë, nëse një lajm i tillë është i vërtetë, atëherë Gërvalla ka kryer veprën penale të mashtrimit.
Tutje, Berisha vlerësoi se vota e Gërvallës është e pavlefshme.
“Nese lajmi se Donika Gërvalla-Schëarz eshte regjistruar si votuese ne diaspore eshte i vertete, atehere ajo ka kryer te pakten vepren penale te mashtrimit, sepse eshte rezidente ne Kosove dhe Prokuroria e Shtetit do duhej te japte proceduren sipas detyree zyrtare, ndersa peocesi zgjedhor ne ate vendvotim ku ajo eshte regjistruar - eshte i pavlefshem.
Ne rast se nuk i ka njoftuar autoritetet gjermane se ajo ka vendbanimin e perhershem ne Kosove, ka shkelur legjislacionin gjerman per lajmerimin e vendbanimit.
A ka kush qe mundet me e konfirmu informacionin se ajo eshte regjistruar si votuese ne diaspore?” – ka shkruar Berisha.