Berisha: Në sy të popullit po dalin e po rrejnë, Albin Kurti përgjegjësi kryesor
Pak para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka komentuar situatën politike para gazetarëve, duke shprehur shqetësim për vazhdimin e bllokadës institucionale.
Berisha ka lënë të kuptohet se palët politike nuk po tregojnë vullnet për të gjetur një zgjidhje dhe, sipas tij, ekziston tendenca për ta thelluar edhe më tej ngërçin.
“Unë nuk i kam kuptuar këto versionet e shpjegimit të asnjërës palë, por duket që këto duan të vazhdojnë apet me bllokadë, s’e ka nijetin e mirë kurrkush këtu, ndoshta duhet me dalë me i prish do rregulla, me i qit në dinë”, u shpreh Berisha.
“Nërsy popullit po dalin po rrejnë. S’e ka njet askush me dalë prej ngërçi. Më së shumti këta që e kanë përgjegjësinë – Albin Kurti, hala qetë kushte", shtoi ai.