Berisha: Në çdo shtëpi, fshat dhe qytet qytetarët po i bashkohen misionit të PDK-së për një të ardhme më të mirë
Kandidatja e PDK-së për deputete, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet me elektoratin në Komunë të Drenasit.
Takimin e radhës ajo e ka mbajtur në fshatin Poklek të kësaj komune.
Në profilin e saj në “Facebook”, Berisha ka shkruar se mbështetja e banorëve të këtij fshati për vizionin e PDK-së ishte e parezervë.
“Edhe në Poklek, mbështetja për Ma Mirë ishte e parezervë. Në çdo shtëpi, fshat e qytet, qytetarët po i bashkohen misionit tonë për një të ardhme më të mirë. Ky vend, që përjetoi dhimbjen më të thellë gjatë Masakrës së Poklekut, mbetet një kujtesë e pashlyeshme e sakrificës së 54 njerëzve të pafajshëm, të vrarë ushtria dhe policia serbe, 25 vite më parë. Të gjithë emrat, të gjitha historitë dhe të gjitha vuajtjet e tyre janë motivi ynë për të vazhduar përpara dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, duke nderuar të kaluarën e tyre”, ka shkruar Berisha.