Berisha: Ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet e Maqedonisë e arsyeton ndërhyrjen e Vuçiqit në zgjedhjet e Kosovës
Sekretari i Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar përzierjen e VV-së në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut.
Ai ka bërë me dije se ndërhyrja e Kurtit në këto zgjedhje e arsyeton ndërhyrjen e Aleksander Vuçiqit në zgjedhjet e Kosovës.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se me këto veprime Kurti po krijon precedent jo të mirë në rajon.
“Ndërhyrja e Albinit dhe VV në zgjedhje e Maqedonis Veriore, vetëm sa e arsyeton ndërhyrjen e Vuçiqit dhe partive nga Serbia në zgjedhjet e Kosovës! Është e kuptueshme se kanditatët e tij do ta ken fatin e kanditatëve e atyre në zgjedhjet e Shqipërisë, sepse përqindja e analfabetëve funksional është shumë e vogël në MeV krahasim me Kosovën. Me këto veprime po krijon precedent jo të mirë në rajon”, ka shkruar Berisha.