Berisha: Moskonstituimi i Kuvendit, në vazhdën e projektit djallëzor për të dëmtuar Kosovën - NACIONALE

Berisha: Moskonstituimi i Kuvendit, në vazhdën e projektit djallëzor për të dëmtuar Kosovën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vlerësuar se zvarritja e formimit të institucioneve të reja është në dem të Kosovës.

Ai ka bërë me dije se kjo po bëhet në mënyrë të qëllimshme nga VV-ja dhe Albin Kurti.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se lideri i VV-së për 20 vite ka sulmuar çdo vlerë në Kosovë.

“Dështimet e qëllimshme në konstituimin e institucioneve të vendit, është në vazhdën e projektit djallëzor për të dëmduar dhe devalvuar të gjitha të arriturat që janë bër nga shumë gjenerata për shtetin e Kosovës. Ardhja në pushtet me ndihmën e propagandës sllave duke i manipuluar analfebetët dhe strehimi i neo-jugosllavëve nën ombrellën e Albinit, tashmë po shihet hapur, se janë duke ja arritur qëllimit për të zhbë shtetin dhe vlerat mbi të cillat është ngritur ky shtetë. Mbi 20 vite ka sulmuar çdo vlerë në Kosovë, për ta pru vendin para një kollapsi intitucional, politik, ekonomik e social, e turpshme!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme