Berisha mban fjalim: E votoj secilin kandidat për Kryetar të Kuvendit, por në votim të hapur
Deputeti nga radhët e komunitetit egjiptian, Veton Berisha, mbajti fjalim në seancë konstitutive – pas mbylljes arbitrare të saj nga Avni Dehari – duke bërë thirrje nga liderët politikë që të gjenë formulën për dalje nga bllokada politike.
Berisha tha se e voton “secilin” kandidat që propozon Vetëvnedosja për kryetar të kuvnedit, por në votim të hapur dhe jo të fshehur.
“Jam këtu, kam vendosur për të përdorur këtë foltore në ët 50 herë për të provuar ndëritmin e institucioneve.
Për mua si përfaqësues i egjiptianëve, kjo situatë është e papranueshme. Jam deputet, kam përgjegjësi publike dhe institucionae, dhe jam i gatshëm të marrë përgjegjësi. Normalisht i qëndron prapa gjithë asaj që kam thanë. Qe 6 muaj ne (keq)përdoremi, unë nuk jam në mesin e atyre që lejoj me u keqpërdor vota që më është dhënë.
Kërkoj që në mënyrë urgjente që secili nga t’i thërrasim përgjegjësisë për t’i ndërtuar institucionet.
Unë e kam deklaru votën time, e votoj secilin kandidat në formë të hapur. Por, jo fshehtë, nuk pranoj veprime antikushtetuese.
Poashtu kërkoj nga gjykata kushtetuese të përshpejtojë procesin. Kemi mbet peng i një paqarëtsie.
Dikush këtu ka vendos që bllokada të jetë pakufi”, tha ai.