Berisha: Kurti ka përgjegjësi për t`i zgjidhur problemet, jo për t`i vajtuar ato
Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk po vepron si duhet për t`i zgjidhur problemet me të cilat po përballet Kosova.
Ai ka bërë me dije se Kurti ka përgjegjësi për t`i zgjidhur problemet dhe jo për t`i vajtuar ato.
“Deklaratat e Albinit dhe akrrobacionet e tij politike e diplomatike, nuk janë mesazhe më të mira që duhet ti jepën një kryeministër, i cili ka përgjegjësi për ti zgjidhën problemet dhe jo për ti vajtuar ato. Kosova edhe në të kaluarën ka pasur probleme dhe konteste edhe më të mëdha se këto që i kemi sot, mirpo gjithnjë është gjetur mundësia dhe guximi qytetar e politik që me një unitet të mbrendshëm dhe në kordinim me patnerët ndërkombëtar ti jepet zgjidhjen e duhur dhe të favorshme për vendin”, ka shkruar Berishaj.
Zyrtari i Nismës ka vlerësuar se qasje e Kurtit për t`i zgjidhur problemet e Kosovës është e gabuar.
“Qasja dhe diskursi publik i Albinit për ti zgjidhur problemet e grumbulluara në Kosovë është tepër e gabuar, siç janë të gabuara edhe lëvizjet e tij për të gjetur partner aty ku nuk mund të zgjidhen kontestet para të cilave gjendet Kosova”, ka shkruar Berisha.