Berisha: Kurti është mashtrues, asnjëherë s`ka treguar kush e ka financuar për 15 vite - NACIONALE

Berisha: Kurti është mashtrues, asnjëherë s`ka treguar kush e ka financuar për 15 vite

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka vazhduar kritikat ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, i pari i Qeverisë është mashtrues.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Kurti sqarime për financimin e VV-së sa ka qenë në opozitë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se Kurti në Qeveri është duke vjedhur përmes tenderave njëburimor.

“Mashtruesi mbetet mashtrues, pavarësishtë është në opozitë apo pozitë, siç është mashtrues i cili asnjëhet nuk tregon kush e ka financu 15 vite sa ishte në opozit, sepse tash që është në pozitë po dihet që është duku vjedhur përmes tenterëve një burimor etj etj”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme