Berisha: Koha ka me treguar sa ka qenë ndikimi i rublës ruse dhe dinarit serb në zhvillimet në Kosovë
Zyrtari i Nisëm Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka shprehur një pretendim të çuditshëm.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar për ndikimet që ka pasur rubla ruse dhe dinari serb në zhvillimet në Kosovë.
Sipas tij, nivelin e ndikimit të këtyre parave do ta tregojë koha.
Duke folur për skandalet e ambasadorit Martin Berishaj, ai ka fajësuar opozitën se e ka rehabilituar ambasadorin e Kosovës në Kroaci.
“Koha ka me treguar se sa ka qenë ndikimi i rublës ruse dhe dinarit serb në zhvillimet politike në Kosovë! Me 19.12.2022 pata shkruar për sekserin Martin Berishaj, kur opozita që po ha... sot, e rehabilitonte: Nëse deputetët e të gjitha partive politike përmes një komisioni hetimor u munduan me shpërla dhe rehabilitu sekserin e GEN nga Serbia Martin Berishaj, e vërteta për të është lakuriq dhe herët a von do të dalën në sheshe”, ka shkruar Berisha.
Sipas tij, Serbia përmes luftës hibride ka pasur ndikime të shumta në Kosovë.
“Raportimet e mediave sllovene bazuar edhe në të dhënat e organeve të cilat po zhvillojn hetime për aferave korruptive të kryeministrit të ri në atë vend, e lakojn edhe sekserin Martin Berishaj dhe shuma të mëdha të € që kanë përfunduar te Albin Kurti me dijenin edhe shërbimit sekret të Serbisë BIA. Se Serbia përmes luftës hibride, financimit dhe lobimit serbo-rus ka ndërhy në zhvillimer politike në Kosovë, kjo nuk do koment! Koha do ti tregoj të gjitha”, ka shkruar Berisha.