Berisha: Kemi pasur informacione nga inteligjenca se në Rashkë po stërviten disa grupe
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka treguar se para disa muajve kanë pasur informacione nga inteligjenca për stërvitjen e grupeve të caktuara në Rashkë.
Pas mbledhjes se komisionit, deputeti i AAK-së ka thënë se këtë bazë stervitore e ka vizituar edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
“Kemi pasur informacione muaj më parë nga inteligjenca e jonë që ka grupe të cilat janë duke u stërvitur në Rashkë dhe në vende tjera, grupe të cilat më pastaj kanë ardhë në Kopaunik dhe tani kanë depërtu me gjithë atë armatim. Pra, kemi informacione të sakta të cilat edhe u argumentuan dhe rezultuan si të vërteta”, ka thënë Berisha.
Ai ka treguar se për sulmin terrorist në Basnjkë duhet hetim ndërkombëtar.
“Bazën stërvitore në Rashkë e ka vizituar edhe presidenti i Sërbisë, Aleksandër Vuçiq, prandaj është shumë i nevojshëm një hetim ndërkombëtar, sepse ato janë baza që kanë ekzistuar, kemi pasur informacion ai i ka vizituar e që Vuçiq nuk po e fsheh njëfar lloj koordinimi edhe nga deklaratat e tij të më parshme me këto grupe”, është shprehur Berisha.