Berisha i PDK-së: Në interpelancë është dashur të thirret Ambasadori Amerikan e jo Kurti - NACIONALE

Berisha i PDK-së: Në interpelancë është dashur të thirret Ambasadori Amerikan e jo Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Hisen Berisha, në seancën e Kuvendit ku Kurti raportoi në interpelancë, tha se deputetët nuk është dashur që ta ftojnë Kurtin në interpelancë, por Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Ky koment i Berishës erdhi pas deklaratave që Kurti u citua t’i ketë thënë në një intervistë për Michael Martens, korrespodent i gazetës së njohur gjermane, Frankurter Allgemaine Zeitung, se mori një paralajmërim nga ambasadori amerikan në Kosovës se situate në veri mund të përkeqësohet.

“Kurti tha se u pajtua për një kompromis në “krizën e targave” pas paralajmërimit nga ambasadori i ShBA-së në Prishtinë se situata në veriun e Kosovës “mund të përkeqësohet rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”, shkroi gazetari në Tëitter.

E Berisha sot tha se Kurti duhet vet ta menaxhojë situatën.

“Mendoj se sot në vend të Albinit është dashur që të na raportojë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sepse për situatën në përgjegjësi, ai sipas kryeministrit kish më shumë informata të sigurisë shtetërore se sa vet kryeministri. Nëse ashtu, ne sot është dashur që të ironizojmë me të si me një klaun që e ka shndërrua kuvendin si një aren cirku, e deputetët fëmijë që ja ndjekin shfaqjet. Sot duhet ta ndalim propagandën, të fillojmë të qeverisim e menaxhojmë situatën”, tha Berisha.

Lajme të ngjashme