Berisha i LDK-së: Kush nuk sillet në mënyrë evropiane e minon shtetin e Kosovës - NACIONALE

Berisha i LDK-së: Kush nuk sillet në mënyrë evropiane e minon shtetin e Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i LDK-së, Anton Berisha, ka bërë me dije se kushdo që nuk e ndjek rrugën evropiane e minon shteti e Kosovës.

Ai i ka dhënë të drejtë zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili dje ka thënë se ndaj Qeverisë së Kosovës u morën masa pasi ajo nuk u soll në mënyrë evropiane.

Ne, që në vazhdimësi i kemi kërkuar qeverisë të sillet nē mënyrë europiane, nuk e kemi bërë as për përkrahje e as mospërkrahje ndaj saj, por e kemi ditur se rrugë tjetër nuk ka, në qoftë se qëllimi është ndërtimi i shtetit demokratik dhe prosperues. Këta që proklamojnë rrugë të tjera, si nga qeveria, si nga opozita apo kudoqofshin, nuk bëjnë gjë tjetër përveçse minojnë shtetin e Kosovës”, ka shkruar Berisha.

Lajme të ngjashme