Berisha i AAK-së për emërimin e Nurbojës në BQK: “U č’ kap BQK-eja” - NACIONALE

Berisha i AAK-së për emërimin e Nurbojës në BQK: “U č’ kap BQK-eja”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se, Bashkim Nurboja, do të jetë në krye të bordit të këtij institucioni të rëndësishëm financiar.

Tutje, BQK ka thënë se gjatë të premtes është mbajtur mbledhja ku është marrë ky vendim.

Për këtë ka reaguar deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka ironizuar duke thënë se është ç’kapur BQK-ja.

U č’ kap BQK-eja”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Kujtojmë, se Lëvizja Vetëvendosje ia ka mësyer fuqishëm Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK). Në fakt, jo vetëm LVV, por i gjithë pushteti. Pasi në BQK u rehatua vëllai i presidentes Vjosa Osmani, Ramadani, dyshime të mëdha ka edhe për konkursin rreth guvernatorit të BQK-së. Kushdo që vjen aty, do të ketë punë me një kryetar të ri të Bordit. Aty nga dje është vendosur Bashkim Nurboja, ish-kandidat i VV-së për deputet, kryetar të Pejës e zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal, pasi mori besimet e Bordit.

Lajme të ngjashme