Berisha: Entuziazmi dhe mobilizimi për PDK-në po rritet çdo ditë
Kandidatja për deputete e PDK-së, Aurora Berisha, ka vazhduar takimet elektorale me banorët e fshatrave të Malishevës dhe Drenasit.
Se bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, ajo ka takuar banorët e fshatrave Llazicë dhe Drenoc.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se entuziazmi për PDK-në po rritet çdo ditë.
“Së bashku me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, u pritem jashtëzakonisht mirë nga banorët e fshatrave Llazicë dhe Drenoc të Komunës së Malishevës. Qytetarët kanë vendosur që më 9 shkurt të mbështesin vizionin e PDK-së dhe Bedri Hamzën për kryeministër. Mbështetje të njëjtë morëm edhe në Fushticë të Drenasit. Entuziazmi dhe mobilizimi për PDK-në vetëm po rritet”, ka shkruar ajo.
(Hapësirë speciale e sponzorizuar)