Berisha: A mbeti ndonjë qershi e paurinuar, për ta ngrënë Albini?
Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për shkelje të parimeve në procesin e dialogut me Serbinë.
Ai ka thënë se tani kryeministri Kurti po flet për implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe përmes planit frnako-gjerman.
Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se mashtrimi e ka emrin Albin Kurti.
“A mbeti ndonjë qershi e pa urinuar, për me ngrenë Albini? Nga njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në qendër të planit franko-gjerman, Albini ditëve të fundit po folën për “zajednicën” në qendër të këtij plani. Çka ka, çka s’ka; ka negociata , ska vetvendosje, ka zajednic, s’ka njohje reciproke! MASHTRUESI KA EMËR: ALBIN”, ka shkruar Berisha.