Egzon Pacolli shpalos 100 mijëshen tjetër të Pecit për partiak të vet, Buzhala pyet "a ka prokuror në këtë vend?" - NACIONALE

Egzon Pacolli shpalos 100 mijëshen tjetër të Pecit për partiak të vet, Buzhala pyet "a ka prokuror në këtë vend?"

1 vit më parë

nga NACIONALE

100 mijë euro grant bujqësor biznesit “Dardha e Miroci” me pronar Hamdi Jahajn – ky i fundit tash në listë të Vetëvendosjes për deputet me numër 101.

Kështu e zbërtheu gjetjen më të re të dhënies së granteve nga Ministria e Bujqësisë, përkatësisht nga Faton Peci, aktivisti rinor i Lidhjes Demokratike, Egzon Pacolli – kohëve të fundit lajmëtari më i madh në vend për grantet bujqësore që morën vëllau dhe daja i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Në një bisedë me gazetarin Berat Buzhala, Egzon Pacolli shpalosi skemën më të re.

Po e transemtetojmë në plotni:

Kjo është thirrja që e ka publikuar ministria e Bujqësisë. Në këtë thirrje, te Masa 1, nënmasa 1.4, ka përfituar grant biznesi “Dardha e Mirocoti” – me shumën 100 mijë euro.

E kush është kjo...

Pronari i Dardha Mirocit është Hamdi Jaha, e tash pyetja tjetër, kush është Hamdi Jaha?

Ky është ish-drejtor në Komunën e Podujevës, në kohën e Agim Veliut.

Hamdia ka marrë grant 100 mijë euro – 2023.

E tash Hamdija kandidat për deputet në Listën e Vetëvendosjes.

Qysh ka hy? Përmes Faton Pecit, te Lista Guxo, s’ka listë guxo, por degë e Vetëvendosjes.

Berati: Pra, para se me shti në listë, ia ka dhënë një grant 100 mijë euro. Konflikt i pastër interesi.

P: E këtu është dyshimi, përmes 100 mijë eurove ka ndodh me shti në listë.

Njëfarë lloj marrëveshje: unë t’i jap pare ti hy në listë.

Lajme të ngjashme