Benjamin Netanyahu bën betimin, rikthehet si kryeministër i Izraelit - NACIONALE

Benjamin Netanyahu bën betimin, rikthehet si kryeministër i Izraelit

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Ditën e enjte, Benjamin Netanjahu bëri një rikthim dramatik si kryeministër i Izraelit, pas betimit si lider i asaj që duket të jetë qeveria më e djathtë që ka pasur ndonjëherë vendi.

Betimi i Netanjahut dhe qeverisë së tij për mandatin e gjashtë, vjen 18 muaj pas rrëzimit të tij nga pushteti.

Ai u rikthye në krye pas formimit të një koalicioni javën e kaluar, me mbështetjen e disa figurave të ekstremit të djathtë, të cilët dikur ishin futur në skajet e politikës izraelite.

Bëhet e ditur se, anëtarët e partisë Likud të Netanyahut do të plotësojnë disa nga postet më të rëndësishme të kabinetit, duke përfshirë ministrin e Jashtëm, ministrin e Mbrojtjes dhe ministrin e Drejtësisë.

Megjithatë, përkundër disa polemikave mbi pozicionet e mbajtura para zgjedhjeve te nëntorit, në poste ministrore do të vendosen edhe një numër politikanësh nga e djathta ekstreme.

Lajme të ngjashme