Bekim Blakaj: Është për keqardhje përkujtimi i Kurtit për Ivanoviqin - NACIONALE

Bekim Blakaj: Është për keqardhje përkujtimi i Kurtit për Ivanoviqin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka folur rreth përkujtimit që kryeministri Albin Kurti i bëri politikanit të ndjerë serb, Olivier Ivanoviq.

Sipas Blakajt, kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të lavdërojë të dënuarit për krime lufte duke shtuar se deklarata e Kurtit, është për keqardhje.

Është me të vërtetë për keqardhje, e papranueshme, jo vetëm për familjarët, por edhe për neve si shoqëri civile, besoj për tërë shoqërinë që kryeministri i vendit me lavdëru dikënd i cili ka qenë i dënum në shkallë të parë për krime lufte dhe është kthyer në rigjykim.” - ka thënë ai në T7.

Blakaj theksoi se ky është parim jo vetëm në rastin e Ivanoviq, por për këdo që që ka qenë në proces gjyqësor për krime lufte.

“Dhe këtë e them në mënyrë parimore, jo vetëm për Ivanoviqin, por kushdo të ketë qenë në proces gjyqësor si i akuzuar për krime lufte, shqiptar a serb, nuk do të duhej të lavdërohej nga përfaqësuesit e shtetit e sidomos jo nga kryeministri.” - ka thënë ai.

Lajme të ngjashme