Bekë Berisha: Kryeministër dëgjoj me kohë këshillat e ShBA-ve, mos i rreziko policët - NACIONALE

Bekë Berisha: Kryeministër dëgjoj me kohë këshillat e ShBA-ve, mos i rreziko policët

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, ka folur sot në Kuvend, për situatën në Veri të vendit.

Berisha së pari ka ironizuar me parafolësin që vjen nga rradhët e LVV-së, Artan Abrashin, i cili e akuzoi Serbinë për krejt kaosin në Veri.

E falëmnderoj këtë deputetin e Vetëvendosjes, që na kallxoi qe Serbia është e keqe. Ajo qat punë e ka.

Tutje Berisha, ka pasur një kërkesë për Kryeministrin Kurti. Deputeti i AAK-së i ka thënë Kryeministrit se këshillat e ShBA-ve, nuk po i dëgjon me kohë, duke e ftuar të parin e Qeverisë të mos i rrezikoj Policët në veri të vendit.

“Këshillat kryeministër, të amerikanëve nuk po i ngon me kohë. Pastaj prapë po i ngon, por vonë.

Insistimi për me e tensionu situatën shkon në favor të anës tjetër. Mos i rreziko policët, as zyrtarët e KQZ-së.

Shumë i frikësohna që ata kanë me ba diqka e me na e lanë fain neve. Nuk është situatë, që munësh me tejkalu tu thanë naj fjalë interesant Kryeministër.” Ka thënë Berisha

Tutje Berisha ka kërkuar dorëheqje e arrestime për skandalin e fundit që ndodhi në IML, aty ku u zhdukën disa nga provat, në rastin e aktivistit Astrit Dehari.

“Nuk mjafton suspendimi i atyre personave, duhet të arrestohen. Duhet me u arrestu, duhet dorëheqje për këtë rast.”

Lajme të ngjashme