Bekë Berisha: Kjo çka ndodhi nuk është e hijshme
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka bërë një fjalim të matur për dhunën në Kuvend pas rinisjes së seancës.
“Kjo çka ndodhi nuk është e hijshme." - u shpreh z. Berisha në fjalën e tij.
"Por kjo është një lloj metode që e keni praktiku ju për vite me radhë. Dmth edhe ma ekstreme ka qenë. Kjo situatë ka qenë e pashmangshme. Sepse këtu sot janë përballë dy ide. Për vite me radhë. Kjo ka qenë e pashmangshme edhe do të ketë konflikt këtu gjithëherë këtu derisa kjo ideja kuislinge e mashtrimit ka me qëndru mes nesh." - vazhdoi ai.
“Kjo është tërheqje. Kjo është dështim.” - tha ndërkohë deputeti Berisha për çështjen e zmbrapsjes së Qeverisë Kurti nga veriu i vendit.
Ai e quajti të gërditshme bisedën e znj. Kusari Lila me z. Simiq për çështjen e veteranëve të luftës.