Bekë Berisha kërkon që protesta e sotme të jetë “demonstrim dhe mospajtim”
Bekë Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka shkruar për protestën e sotme mbarëpopullore kundrejt Gjykatës Speciale, për çka kërkoi që ajo të jetë jo thjesht protestë pasive, “por demonstrim dhe mospajtim”.
“Nëse sot protestojmë dhe nuk e identifikojmë zeshëm të keqen dhe keqbërësit më mirë mos me dalë hiq!”, tha Berisha.
Postimi i plotë:
UÇK-ja është më shumë se individ, më shumë se ushtri. Është ide, është ndjenjë, është vizion i kahmotshëm për LIRI!
Potestë jo, por demostrim dhe mospajtim!
Nëse sot protestojmë dhe nuk e identifikojmë zeshëm të keqen dhe keqbërësit më mirë mos me dalë hiq!
Djemtë e UÇK-së nuk kanë qenë asnjëherë për hajgare!