Behgjet Pacolli hap fondacion për t'i dalë në ndihmë familjes nga Peja - NACIONALE

Behgjet Pacolli hap fondacion për t'i dalë në ndihmë familjes nga Peja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka hapur një GoFundMe për të ndihmuar financiarisht familjen Ademaj nga Peja, ku dy anëtarë të saj kanë mbetur të vdekur si pasojë e vërshimeve nga shiu.

Pacolli përmes një postimi në Facebook, iu ka bërë thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithë të tjerëve që sa te kenë mundësi të kontrubojnë.

“Sapo kam hapur një GoFundMe për të ndihmuar së bashku edhe financiarisht sadopak familjen Ademaj. U bëj thirrje politikanëve, biznesmenëve dhe të gjithëve me zemër dhe mundësi për të kontribuar. Çdo euro do të thotë shumë për familjen. Zoti ju shpërbleftë!” – ka shkruar Pacolli.

Lajme të ngjashme