Gazeta Nacionale me donacion për familjet e viktimave në Pejë
Siç ka njoftuar gazetari Berat Buzhala përmes llogarive të tij në rrjete sociale, gazeta Nacionale do të ofrojë po ashtu donacion për familjet e viktimave në Pejë.
Vërshimet tmerruese në Pejë lanë të vdekur dy persona dhe të lënduar disa të tjerë.
Kjo ngjarje ka pikëlluar gjithë Kosovën, me shumë e shumë mesazhe solidariteti nga figura të ndryshme publike vendore dhe ndërkombëtare.
Gazetari Berat Buzhala ka njoftuar se të hyrat që do të realizohen prej videove nga Peja do të jipen donacion për familjet e viktimave, por edhe po aq sa ajo shumë do të ndahen edhe nga buxheti i kompanisë.
Buzhalla ka shprehur edhe ngushëllimet më të sinqerta për këto familje.
Më poshtë keni një nga videot nga Peja: